Foto/ Pesha e Michelle Obama ‘alarmon’ mediat, dyshime për divorc pas mungesës së ish-presidentit në darkën familjare

13/05/2026 19:06

Michelle Obama tërheq vëmendje me pamje dukshëm më të dobët në Beverly Hills gjatë një daljeje me vajzat e saj, ndërsa mungesa e Barack Obamës shton spekulimet për marrëdhënien

Michelle Obama është shfaqur në një dalje publike në Beverly Hills, ku u pa duke darkuar në një nga restorantet më të njohura të zonës së bashku me dy vajzat e saj, Malia dhe Sasha Obama, ndërsa bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, mungonte.

Foto: Daily Mail+

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ish-Zonja e Parë, 62 vjeç, u fotografua teksa mbërrinte në restorantin “Funke”, e shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret. Ajo kishte veshur një xhaketë casual, bluzë të ngushtë dhe xhinse.

Dalja e saj vjen në një periudhë kur Michelle Obama është bërë objekt diskutimesh në rrjetet sociale dhe media për ndryshimet në pamjen e saj fizike, pasi në muajt e fundit është shfaqur më e dobët se më parë, shkruan Daily Mail.

Foto: Daily Mail+

Në të njëjtën kohë, mungesa e Barack Obama-s në këtë dalje familjare ka tërhequr vëmendje, ndërsa ai është parë së fundmi në aktivitete publike në SHBA, përfshirë një event politik në Teksas.

Foto: Daily Mail+

Sipas disa raportimeve, marrëdhënia mes çiftit Obama ka qenë herë pas here në qendër të spekulimeve mediatike, megjithëse ata kanë publikuar në disa raste foto të përbashkëta për të treguar unitet familjar.

Foto: Daily Mail+

Michelle dhe Barack Obama janë martuar në vitin 1992 dhe kanë dy vajza, Malia dhe Sasha, të cilat jetojnë dhe studiojnë në Los Angeles.

Malia ka përfunduar studimet në Harvard dhe është e angazhuar në industrinë e filmit, ndërsa Sasha është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë Jugore në fushën e sociologjisë.

Foto: Daily Mail+

Top Channel