Alisson bëhet vetë negociator, i kërkon Liverpoolit transferimin te gjiganti i Serie A
Manchester United dhe Michael Carrick pritet të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për sezonet e ardhshme, pasi palët janë gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshjeje të re.
Sipas raportimeve të fundit, mundësia që Carrick të qëndrojë në “Old Trafford” është rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa brenda klubit ekziston bindja se ai duhet të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Manchester United.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se lojtarët, drejtuesit dhe stafi teknik janë të gjithë në të njëjtën linjë për vazhdimin e bashkëpunimit me ish-mesfushorin anglez.
Tashmë, hapi i radhës pritet të jetë kalimi i negociatave në fazën përfundimtare dhe firmosja e kontratës së re, e cila do ta mbajë Carrick në klub edhe përtej sezonit të ardhshëm.
Michael Carrick mori drejtimin e “Djajve të Kuq” në janar pas shkarkimit të Ruben Amorim dhe që nga ai moment ka bërë një punë mjaft të mirë, duke kualifikuar Manchester United në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Top Channel