Curva Sud është kundër të gjithëve, nga Furlani te lojtarët, shpëtojnë vetëm Allegri dhe Tare
Tirana mori sot një fitore të madhe me shifrat 1-3 përballë Elbasanit në transfertë, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore pas një sezoni shumë të vështirë.
Pas këtij suksesi, ka reafuar edhe prefekti i kryeqytetit, Shkëlqim Hajdari, i cili nuk e fsheh gëzimin për fitoren dhe mbijetesën, madje i konsideron bardheblutë si fitues moralë të Superiores për shkak të vështirësive që bardheblutë kanë kaluar.
“KF Tirona është Kala! Sot është një gëzim i madh për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe sidomos për qytetarët autoktonë të saj. Sepse Tirona nuk është thjesht një klub futbolli, por është identitet, markë, simbol i kryeqytetit.
Nuk kam ndërmend të bëj analizën e këtij kampionati, e kanë bërë e do ta bëjne gazetarët, tekniket, federata, trajnerët.
Por një gjë dua ta them me sinqeritet, se Tirona si erdhën punët e u zhvilluan ngjarjet, ështe fituesja morale e këtij kampionati (mundi në dy ndeshjet e fundit Vllazninë dhe Elbasanin me dinjitet, dy skuadrat e vendeve të para).
Disa grabitqarë u bënë bashkë për ta ngrënë, por Tirona si shqiponjë flutoroi lart dhe krenare! Urime Tirona”, shkruan prefekti Shkëlqim Hajdari.
Top Channel