Romelu Lukaku, mbyllet sezoni me Napolin, rrezikon edhe Botërorin
Arijanet Muric nuk do të vijojë karrierën në futbollin italian. Portieri i kombëtares së Kosovës që është dhënë Sassuolon në formë huazimi nga Ipsëich Town nuk ka ndërmend të qëndrojë te kjo skuadër, gjë që e ka pohuar vetë futbollisti për gazetarin italian Gianluca Di Marzio.
‘Jam mirënjohës për këtë vit që kalova në klub, por nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm. Kur kontrata e huazimit të përfundojë, do të mbyllet dhe eksperienca ime këtu. Ishte një vit pozitiv dhe u argëtova, por për arsye personale informova klubin që nuk do të qëndroj-ishin fjalët e portierit dardan
Arijanet Muric këtë sezon ka bërë një paraqitje impresionuese në Serie A me Sassuolon sidomos në ndeshjen me Juventusin e mbyllur me barazimin 1-1 ku priti edhe një 11 metërsh. Në total, Muriç është aktivizuar në 32 ndeshje në këtë sezon dhe në 6 raste e ka mbajtur të paprekur portën. Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit italian, Sassuolo pozicionohet në vendin e 11 të klasifikimit me 49 pikë të grumbulluara.
View this post on Instagram
Top Channel