Lajme të bujshme nga PSG, Luis Enrique edhe për katër vite të tjera në krye të kampionëve të Europës
Ndeshja kundër Bayernit ishte shpresa e fundit e Real Madridit këtë sezon. Përballja në Mynih ishte ndeshja e dytë e çerekfinaleve të Champions League, por ndihej më shumë si një finale, një ndeshje vendimtare.
Kishin kaluar ditë duke menduar për ndeshjen, si ta kapërcenin humbjen në ndeshjen e parë, përgatitjen fizike dhe mendore… rutinën e zakonshme, por këtë herë strategjia para ndeshjes shkoi edhe më tej.
Nuk ishte hera e parë që ndodhte, por drejtuesit e Real Madridit e dinin se duhej t’u jepnin lojtarëve motivim shtesë për të qëndruar gjallë në Ligën e Kampionëve.
Florentino Pérez dhe bashkëpunëtorët e tij vendosën t’i ofronin secilit lojtar 500,000 euro bruto nëse siguronin kalimin në gjysmëfinalet e garës më të madhe kontinentale.
Argumenti, i përdorur gjerësisht vite më parë, i stimulimit të futbollistëve në ndeshje specifike dhe të rëndësishme, praktikisht u zhduk te Real Madridi, pasi fokusi u zhvendos në shpërblimin e objektivave të përgjithshëm, megjithëse herë pas here stimulimi ekonomik u përdor në ndeshje shumë specifike.
Top Channel