Nuk është vetëm çështje fanele, edhe pse është e re dhe gati për të nisur një cikël të ri. Për Kenan Yildiz, eventi në Juventus Store ishte mundësia për të konfirmuar se skuadra nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas në këtë fazë të sezonit.

Pavarësisht peshës së pritshmërive, futbollisti turk shfaqi një qetësi tipike të atij që e di së fatin e ka në duart e tij.

‘E ndjejmë presionin nga njerëzit, por ne jemi të qetë sepse kemi 2 ndeshje të rëndësishme-tha Yildiz-ne sidoqoftë do të bëjmë punën tonë me trajnerin’

Edhe pse ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë, Yildiz nuk kërkon alibi, përkundrazi.

‘Ishte një sezon shumë i gjatë dhe i vështirë, por nuk ka përfunduar, tani po punojmë fort, edhe trajneri është gjithnjë me ne, duhet të jemi në 100% dhe të bëjmë vetëm maksimumin-shtoi Yildiz

Por turkun ka një statistikë që e ngacmon, goli i 20 në Serie A me futbollistin që është vetëm 1 gol larg dhe Fiorentinës ai nuk i ka shënuar kurrë.

‘Nuk e dija që më mungonte kaq pak, por është një numër i bukur-tha Yildiz që më shumë se golin e tij të 20 mendon për vendin e dytë me Juventusin që është shumë pranë

‘Një objektiv është të bësh gjithnjë maksimunim dhe tani maksimumi është vendi i dytë dhe ne shkojmë për këtë pozicion dhe Ligën e Kampioneve’-tha Yildiz që foli edhe Vlahovic e ardhmja e të cilit te bardhezinjtë është në dyshim

‘A i kërkova Vlahovic të qëndrojë? Sigurisht që e bëra, por këtë nuk mund t’ua them unë…’-përfundoi Kenan Yildiz

Top Channel