Këtë të mërkurë në orën 19:00 do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos, një finale kjo që është përsëritje e asaj të vitit të kaluar.

Tashmë janë mësuar edhe emrat e klasës arbitrare që do të vendosë drejtësi në këtë përballje dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar arbitrat më të rëndësishëm të futbollit në vend

Kështu gjyqtar kryesor për këtë finale është caktuar të jetë arbitri ndërkombëtar Enea Jorgji, që përveçse në futbollin shqiptar ka gjykuar edhe në ndeshje të kompeticioneve evropiane. Ndihmës të tij në këtë përballje do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa si arbitër iu katërt është Florjan Lata

Në sallën VAR, Juxhin Xhaja do të jerë në rolin e arbitrit VAR, ndërsa Kreshnik Cjapi në pozicionin e AVAR. Duke parë këto emra pritet që kjo finale të ketë gjykim të nivelit më të lartë.

Top Channel