Juventus, Bernardo Silva është më pranë; mesfushori telefonoi CR7, Danilon dhe Cancelo për konfirmime
Cesc Fabregas ka dhënë mendimin e tij për problemet që po kalon futbolli italian, duke theksuar se zgjidhja duhet të nisë nga puna me moshat e reja dhe zhvillimi individual i lojtarëve.
Trajneri i Comos, në një intervistë për “Partitazo de Cope”, kritikoi mënyrën se si punohet aktualisht në sektorët e të rinjve në Itali, duke theksuar se fokusi i tepërt te taktikat dhe rezultatet po pengon zhvillimin e futbollistëve.
“Gjithçka fillon nga poshtë, nga akademitë, nga vlerat dhe besimet që dëshiron t’u transmetosh lojtarëve të rinj. Nuk mund t’u mësosh vetëm taktika fëmijëve 10-vjeçarë dhe t’i detyrosh të luajnë vetëm për të fituar”, deklaroi Fabregas.
Sipas ish-mesfushorit spanjoll, futbollistët duhet të zhvillohen në mënyrë natyrale dhe secili sipas ritmit të vet, duke pasur më shumë liri në lojë dhe më shumë duele individuale në fushë.
“Na duhen më shumë situata një kundër një, më shumë lidership dhe më shumë lojë individuale. Taktikat e ekipit mësohen shpejt, por interpretimi i lojës duhet të nisë që herët”, shtoi trajneri i Comos.
Fabregas paralajmëroi gjithashtu se Italia rrezikon të mbetet pas vendeve si Spanja, Holanda dhe Portugalia, të cilat sipas tij po ecin me ritme shumë të shpejta në zhvillimin e talenteve të rinj.
“Nëse mbërrin me vonesë në këtë proces dhe humbet kohë, atëherë gjithçka bëhet shumë më e vështirë”, përfundoi ai.
Top Channel