“Qeveritë bien, por jo Larry”/ Njihuni me maçokun e Downing Street që ka përcjellë 5 kryeministra britanikë, a do jetë Starmer ‘viktima’ e tij e radhës
Rusia ka publikuar pamje dhe video nga testimi i raketës së saj strategjike bërthamore “Sarmat”, duke shkaktuar shqetësim në vendet perëndimore për fuqinë e arsenalit të saj ushtarak.
“Sarmat” është zhvilluar për të zëvendësuar raketën e epokës sovjetike “Voevoda” dhe, sipas autoriteteve ruse, ajo e tejkalon paraardhësen e saj në rrezen e veprimit, peshën e ngarkesës dhe parametrat teknikë.
Komandanti i Forcave Strategjike të Raketave, kolonel Sergei Karakayev, i raportoi presidentit Putin për përfundimin me sukses të testit gjatë një videokonference, ndërsa kreu i shtetit përgëzoi personelin ushtarak dhe deklaroi se sistemi pritet të hyjë në shërbim luftarak deri në fund të vitit.
Putin u shpreh se rrezja e veprimit të raketës “Sarmat” mund të kalojë 35 mijë kilometra dhe se ajo mund të pajiset me koka bërthamore. Ai shtoi se Rusia ka zhvilluar sisteme moderne raketore që nuk kanë ekuivalent në botë dhe që, sipas tij, garantojnë sigurinë strategjike të vendit për dekadat e ardhshme.
Ai gjithashtu përmendi zhvillimin e sistemeve “Poseidon” dhe “Burevestnik”, të cilat ndodhen në fazën përfundimtare të testimeve, si dhe sistemin “Oreshnik”, për të cilin tha se ka aftësi të larta luftarake dhe mund të pajiset me koka bërthamore.
Sipas autoriteteve ruse, shqetësimi i vendeve perëndimore lidhet me faktin se “Sarmat” konsiderohet një nga raketat më të fuqishme, me rreze shumë të gjatë veprimi dhe të aftë të shmangë sistemet moderne të mbrojtjes raketore, duke rritur ndjeshëm kapacitetin strategjik të Rusisë.
Rusya, nükleer kapasiteli yeni “Sarmat” füzesini başarıyla test ettiğini ve yıl sonuna kadar muharebe görevine yerleştirmeyi planladığını açıkladı. Putin, füzenin menzilinin 35.000 kilometreyi aşabileceğini belirtti. pic.twitter.com/Zbhh4gTxva
— War Zone (@2026WarZone) May 12, 2026
Top Channel