Doli e fundit në grupin me Kosovën dhe sërish u kualifikua, përfaqësuesja europiane publikon listën me lojtarët e grumbulluar në Botëror
‘Brazili ka talentin dhe një popull që e do fanelën e kombëtares dhe dëshiron shumë që të kthehet te triumfi pas 24 vitesh; do të bëjmë një Botëror madhështor’-kjo është ajo tha Carlo Ancelotti në një intervistë për ‘The Guardian’, 5 ditë përpara publikimit të listës përfundimtare të futbollistëve të grumbulluar për Botërorin e kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në intervistën e tij për të përditshmen e njohur britanike, trajneri italian i Seleçaos foli për ndjesitë e tij, por edhe për përzgjedhjet më të vështira e sidomos Neymar.
‘Grumbullimi i Neymar? Varet nga ai, jo nga unë-tha Ancelotti-ashtu sikurse për të gjithë futbollistët e tjerë, thelbësore do të jetë forma fizike. Talenti nuk diskutohet, duhet të vlerësojmë vetëm gjendjen fizike’.
Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint Germainit tashmë është 34 vjeç dhe ka vuajtur shumë për të ruajtur formën e tij. Pavarësisht 79 golave të shënuar me kombëtaren braziliane, ai nuk luan një ndeshje me 5 herë kampionët e botës që nga 2023. Çështja Neymar dominon debatin publik në Brazil në këtë moment. Ancelotti pranon se lojtari kyç do të jetë Vinicius, që tani është në krizë me Realin e Madridit, pas viteve të shkëlqyera me Ancelottin në stolin e Los Blancos.
‘Përgjegjësia që mbart me vete për Brazilin është e madhe sidomos tani në kohët e fundit-shpjegon trajneri italian-kjo përgjegjësi mund të jetë një peshë për të. Detyra jonë në kombëtare është që ta lehtësojmë në mënyrë që ai të mundë të luajë me gëzim, energji dhe të gjithë cilësitë e tij. E shoh Vinicius ashtu siç e shikoja te Reali i Madridit; një futbollist spektakolar, i aftë të fitojë i vetëm një ndeshje. Do të jetë shumë i rëndësishëm për Brazilin në Botëror, por a duhet të jetë numri 1, ylli i skuadrës? Nuk kemi nevojë për një numër 1. Nuk mund të përqendrojmë gjithçka te një futbollist i vetëm. Duhet të mendojmë si skuadër. Kjo është e vetmja mënyrë për të fituar Kupën e Botës’.
Top Channel