Pas sfumimit të tratativave me Cancelon që preferoi të kthehet te Barcelona, Interi, ashtu si përpara një viti preferon të mos investojë dhe të vazhdojë të përdorë skuadrën që ka në dispozicion.

Një strategji që sezonin e kaluar i solli një faturë të kripur Interit në pranverë, kur lodhja fizike dhe mentale konsumoi ambiciet e skuadrës së Simone Inzaghit. Aktualisht, nëse nuk do të ketë ndonjë mundësi të mirë në horizont, edhe Cristian Chivu mund të rrezikojë të njëjtën gjë teksa edhe rumunit i kërkohet jo vetëm të konkurrojë, por edhe të mposhtë rivalët e tij që po investojnë në merkato, por rinovohen dhe po plotësojnë disa vende bosh në skuadrat e tyre.

Nëse do të ndodhë ndonjë gjë në merkaton e Interit këtë muaj, nuk do të ketë blerje lojtarësh, por shitje. Nëse dështimi i operacionit Cancelo solli qëndrimin e Acerbit dhe De Vrij te Interi, ai që mbetet ende në diskutim është largimi i Frattesit.

Por edhe në këtë pikë, ka një ngërc në tratativat me Galatasarayn, kjo për faktin se diferencat mes dy klubeve për cështjen e huazimit me detyrim blerje që zikaltrit e duan në kushte më të praktikueshme se ato të propozuara nga kklubi turk. Gjithsesi, nëse gjithçka mbyllet, kjo lëvizje për Interin nuk pritet të jetë një investim i menjëhershëm, por për t’u vendosur në bilanc për të ardhmen. Ideja ishte ‘ose Cancelo ose asgjë’. Me portugezin te Barcelona,skuadra mbetet njësoj, si një vit më parë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB