Efekti i Inteligjencës Artificiale në futboll; ja avatarët që do të ndihmojnë arbitrat
Historia mes Milanit dhe Mike Maignan është në momentin më vendimtar. Këtë javë pritet të mbahen kontaktet vendimtare mes drejtuesve të klubit kuqezi dhe agjentit të futbollistit Jonathan Kebe. Objektivi është i qartë; nënshkrimi i kontratës së re që deri para pak muajsh dukej se ishte një mision i pamundur.
Oferta; Maingan si Leao. Dy drejtuesit e Milanit, Furlani dhe Igli Tare kanë përgatitur një propozim si ai i Leaos për të bindur Maignan; kontratë deri në vitin 2029(me opsion zgjatjen deri në 2030) me një pagë totale prej 7 milionë eurosh(5 milionë pagë fikse dhe 2 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve). Një shifër kjo që do të barazonte pagën e portugezit, duke e bëtë kapitenin një prej futbollistëve më të paguar të skuadrës. Një sinjal ky i fortë dhe i nevojshëm për t’ua mbyllur dyert Juventusit, Chelsea dhe Manchester United që kanë shfaqur interesin e tyre, por pa bërë ndonjë lëvizje konkrete.
Prapaskena; nga akujt te rilindja. Për të kuptuar rëndësinë e këtij momenti është e nevojshme të kthehemi në kohë në fillim të 2025. Pas një marrëveshjeje verbale të arritur, Milani bëri hapa për shkak të disa gabimeve të portierit duke i propozuar një kontratë me pagë më të ulët me 4 milionë. Maignan, i zemëruar kërkoi largimin te Chelsea në muajt e verës, por operacioni nuk u realizua edhe falë vendosmërisë së Allegrit. Trajneri livornez e blindoi francezin duke e konfirmuar si kapiten dhe duke folur me të përditë. Dhe Maignan iu përgjigj me paraqitje shumë të mira dhe me vullnetin për të folur sërish për rinovimin
Rinovimi Maignan, optimizëm i Milanit. Duke parë cfarë ndodhi, te Milani po arsyetojnë me një optimizëm të kujdesshëm, por rihapja e bisedimeve dhe mundësia për t’u ulur sërish në tryezën e tratativave janë detaje të rëndësishëm. Afeksioni i trajnerit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve, oferta e duhur e sidomos Milani i kthyer në nivele të larta janë përbërësit më të mirë për të shpresuar në ‘po’ e Maignan.
Top Channel