Fyerje seksiste në drejtim të trajneres së Union Berlin, reagon klubi: Është e turpshme
Eksperiencë dhe cilësi janë kriteret që Luciano Spalletti ka bërë si prioritet për blerjet e merkatos së verës të Juventusit. Në mënyrë të veçantë trajneri bardhezu dëshiron një investim të mirë në mesin e fushës, zemrën e skuadrës dhe jo rastësisht janë përmendur emrat e Bernardo Silvës, Leon Goretzkës dhe Franck Kessie, pa harruar këtu ëndrrën e madhe, Sandro Tonali. Por tekniku toskan do t’i kërkojë edhe një emër tjetër drejtuesve të klubit, Stanislav Lobotka.
Juventus-Napoli; sa kushton Lobotka? Ende 31 vjeç, Lobotka e njeh në mënyrë perfekte Serie A dhe ka punuar edhe më parë me Spallettin. Pra ka identikitin perfekt në mendjen e trajnerit të Zonjës së Vjetër.
Por problemi është…Napoli. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, klubi kampion i Italisë do të lejonte largimin e polakut kontrata e të cilit skadon në 2027, ndërkohë që bisedimet për rinevimin kanë ngecur, por klauzola prej 25 milionë eurosh e përfshirë në kontratë është vetëm për skuadrat jashtë Italisë. Kështu që, Juventusi do të duhet të bëjë një superofertë për të bindur De Laurentiis.
Gjithsesi, Juventus do të bëjë një tentativë edhe pse e di se asnjëherë nuk është e lehtë të bisedosh me De Laurentiis duke mbajtur hapur opsionet e tjera. Por Lobotka është një emër për t’u mbajtur në konsideratë edhe sepse vetë Lobotka do të kthehej me dëshirë për të punuar me Spallettin.
Top Channel