Juventus, kontakte të tjera për Chiesa, monitorohet dhe Kessie
Fanela e parë e Milanit e sezonit 2026-27 do të jetë e frymëzuar nga e kaluara dhe më konkretisht nga sezoni 1998-1999; shiritat kuqezi do të kthehen në versionin më klasik të tyre.
Përsa iu përket fanelave për ndeshjet në transfertë, kompania e veshjeve sportive ‘Puma’ do të bazohet te e bardha dhe ngjyra e artë.
Sipas portalit të specializuar ‘Footy Headlines’ që ka zbuluar uniformat e mundshme të Milanit për vitin tjetër, arsyeja e konceptimit të fanelave kuqezi në këtë mënyrë mund të jetë 100 vjetori i San Siros. Uniforma do të ketë edhe një kurorë të artë dafine rreth stemës së Milanit.
Ndërsa fanela e tretë, ngjyra kryesore do të jetë grija e errët thuajse në të zezë, logot do të jenë në qendër dhe do të jenë me ngjyrë rozë
Top Channel