Superiorja ka luajtur tre ndeshjet e para të javës së 11-të, ku spektakli nuk ka munguar në tre sfida tepër emocionuese.
“Klasikja” e futbollit shqiptar midis Tiranës dhe Vllaznisë u luajt në Lushnjë në orën 14:00, për arsye se bardheblutë ende nuk kanë një ambient për të luajtur ndeshjet e tyre të shtëpisë. Edhe pse zhgënjimi nga një fushë e dobët ishte aty, sërish spektakli nuk mungoi. Balaj dy herë, Mala dhe Gruda shënuan në portën bardheblu, teksa skuadra e Shkëmbit arriti të gjente tre herë rrjetën me një autogol të Juric, Bajrovic me penallti në minutën e 103’ dhe Ndreca në të 107’, me takimin që u mbyll me fitoren 3-4 të shkodranëve.
Po në këtë orë u luajt dhe takimi mes Laçit dhe Egnatais, që pa fitues kurbinasit. Prodani dhe William i dhanë tre pikë të arta skuadrës së drejtuar nga Moriero me rezultatin 2-0, duke marrë tre pikë të arta në garën për mbijetesë.
Në orën 17:00, në Korçë u luajt takimi Skënderbeu-Partizani. Një gol në fillim dhe një gol në fund nga ana e Bintsouka sollën tre pikë me vlerë për “demat”, të cilët vazhdojnë të ruajnë kreun e renditjes.
REZULTATET:
TIRANA 3-4 VLLAZNIA
Juric (A.G) 56’, Bajrovic (P) 90+13’, Ndreca 90+17’ / Balaj (P) 10’, 18’, Mala 34’, Gruda 66’
LAÇI 2-0 EGNATIA
Prodani 11’, William 54’
SKËNDERBEU 0-2 PARTIZANI
Bintsouka 15’, 90+3’
RENDITJA:
Top Channel