Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, foli në lidhje me zërat për kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme për qarkun e Tiranës.
Pas Kongresit të PS-së, ai tha se secili ka pozicionin e tij të caktuar nga drejtuesit dhe se ai është në qarkun e Vlorës.
Në lidhje me ndryshimet në qeveri, të përcaktuara nga kryeministri Edi Rama, Klosi u shpreh se ata janë një ekip, me një trajner që i ka çuar drejt fitores.
Klosi: PS është një parti që ndryshimin e ka në bazën e saj të funksionimit ashtu siç u dëgjua edhe sot nga fjalimet në Kongres. Ne jemi forcë e madhe, kemi mbi 100 mijë anëtarë aktivë. Në këtë masë të madhe anëtarësh, kushdo është i mikpritur të marrë pozicionet dhe të vazhdojë të drejtojë ose jo. Është një proces që është në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme.
Gazetarët: Ju vetë e dini që do të mbani qarkun që keni aktualisht për zgjedhje, apo do të jeni në një qark tjetër përgjatë fushatës?
Klosi: Unë jam i nderuar të përfaqësoj qarkun e Vlorës. Ne jemi në këto detyra, pavarësisht pozicioneve, për të kryer misionet tona. Në pak vite unë kam qenë në disa qarqe. Kjo është detyra që na kanë caktuar forumet e larta. E rëndësishme është fitorja spektakolare e mandatit të katërt.
Gazetarët: Është përfolur se do të vini nga Vlora për drejtuar qarkun e Tiranës, ekziston mundësia?
Klosi: Siç e thashë, ne jemi 12 drejtues qarqesh, kemi shumë detyra për të realizuar. 12 ishim të involuar sot. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimin. Rezultati i jashtëzakonshëm i këtij procesi është edhe falë lidershipit të drejtuesve politikë. Kshuqë, bëni pyetje që nuk kanë asnjë kuptim pasi ne jemi në funksion dhe jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera.
Gazetarët: Nëse vini ju në Tiranë largohet Erion Veliaj?
Klosi: Pozicioni i gjithësecilit nga ne është pozicioni i një prej shumë anëtarëve të PS-së. Për sa i përket ndryshimeve i vihen në ekskluzivitet kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, ne jemi një ekip. Ne kemi në trajner që na ka çuar në 10 garat e fundit fitues.
Top Channel