Cristiano Ronaldo shënjoi një nga epokat më të arta në historinë e Real Madrid duke fituar çdo trofe të mundshëm me Los Blancos, ndërsa gjatë periudhës që u aktivizua me kryeqytetasit mundi të shndërrohej edhe në golashënuesin më të mirë në historinë e madrilenëve.
Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madrid, Rafael Van Der Vaart shprehet se në stërvitje CR7 nuk tregonte ndonjë nivel të lartë.
“E shihja tek ekzekutonte goditje dënimi në stërvitje dhe mendoja me vete; Vërtet është kaq i fortë sa thonë? Në stërvitjet e para me Realin nuk kishte shumë nivel dhe unë mendoja se nuk ishte shumë i zoti. Por, në momentin që niste ndeshja ai ishte gjithmonë gati dhe në fushë bënte gjithçka në mënyrën e duhur”, u shpreh Van Der Vaart./ SuperSport
Top Channel