Falënderimet i takojnë Zotit, ai bën gjithçka të mundur. Kemi kaluar gjithmonë momente të vështira, por jeta të bën më të fortë dhe më trim”, u shpreh 26-vjeçari pas ndeshjes. /Supersport
Luis Diaz shënoi dy herë me kokë kundër Brazilit, duke i dhuruar Kolumbisë së tij fitoren e parë në një sfidë eliminatoresh Kupe Bote kundër skuadrës seleçao.
Gabriel Martinelli kaloi pesë herë kampionët e botës në avantazh, por sulmuesi i Liverpoolit ndezi të pranishmit në “Estadio Metropolitano” të Baranquillas me golat e tij. Sidomos babanë e tij të dashur, i cili vetëm pak ditë më parë u lirua nga pengmarrësit në Kolumbi. Ai bashkë me nënën e Luis Diaz, u rrëmbyen në datën 29 tetor.
Ndërkohë që nëna Cilenis u lirua menjëherë, babai i tij u mbaj peng 12 ditë radhazi maleve të Kolumbisë nga guerilët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN). Dhe djali i tij pasi u çmall me të, zbriti në fushë dhe shënoi dy herë, duke u dhuruar familjarëve emocione të forta, por edhe gjithë kolumbianëve.
Virale janë bërë videot e festimit të babait të sulmuesit të Liverpoolit, i cili qan si fëmijë nga lumturia e madhe e golave kundër Brazilit. Duke u çliruar nga vuajtjet e mëdha të këtyre ditëve.
“Gjatë gjithë ndeshjes mendoja për babanë. Ai gjithmonë ka patur mentalitetin e duhur në momente të vështira. Fitorja dhe golat e mi janë për të.
Falënderimet i takojnë Zotit, ai bën gjithçka të mundur. Kemi kaluar gjithmonë momente të vështira, por jeta të bën më të fortë dhe më trim”, u shpreh 26-vjeçari pas ndeshjes. /Supersport
Top Channel