“Pirati” Muriqi i shënon Rayos së Balliut, Mallorca e mbyll e nënta

04/06/2023 20:42

Vedat Muriqi e mbyll me 15 gola dhe 3 asiste këtë sezon në La Liga. Sulmues dardan, një bast i madh i fituar nga Mallorca, realizoi në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos së Ivan Balliut.

“Gjiganti” nga Prizreni, e shtyu topin drejt rrjetës në minutën e 51-të, pas një assiti të dhënë nga Rodriguez, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

20 minuta më vonë, Copete shënoi golin e dytë për ishullorët, që me këtë sukses (2-0) e mbyllin kampionatin elitar spanjoll në vendin e nëntë, në kuotën e 50 pikëve./ Super Sport

Top Channel