Zyrtare/ Përfundon aventura e katërt, Teuta ndahet me trajnerin rekordmen

03/06/2023 13:26

Edi Martini nuk është më trajneri i Teutës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka njoftuar ndarjen me 48-vjeçarin shkodran.

Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Edi Martini.

Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”, shkruan Teuta.

Martini mori drejtimin e skuadrës bregdetare më 23 nëntor të vitit të kaluar, duke nisur aventurën e katërt në pankinën e Teutës.

Ish-sulmuesi i njohur gjeti skuadrën në pozita të vështira dhe ishte shumë afër dërgimit të saj në Conference League.

Martini fitoi titullin (2021), Kupën (2020) dhe Superkupën e Shqipërisë (2020, 2021) si trajneri i Teutës.

Top Channel