Trajneri i tretë më fitues në histori, ja kush renditen më lart se Guardiola

03/06/2023 20:40

Pep Guardiola, një nga trajnerët më fitues në historinë e futbollit. Më triumfin në finalen e FA Cup, spanjolli i shton trofenë e 34-t palmaresit të tij si trajner.

Shifra mund të shkojë 35 nëse City (është favorit) fiton finalen e Championsit përballë Interit, më 10 qershor.

Vetëm në këtë sezon, që ende nuk është mbyllur për “Blue Sky” janë dy trofe të fituar (Premier League dhe FA Cup).

Ky është titulli i 13-të që nga zbarkimi i spanjollit në Angli: 5 Premier League, 2 FA Cup, 2 Community Shields dhe 4 Kupa EFL.

Me këtë triumf, Guardiola ngjitet në podium në renditjen e trajnerëve më të suksesshëm në histori, duke barazuar rumunin Mircea Lucescu (34 trofe). Më mirë se Pep renditen vetëm Alex Ferguson (49 trofe) dhe Ëilliam Patrick Maley (45 trofe).

Top Channel