Inter-Benfica, duel në merkato për veteranin që e mbylli me Barçën

03/06/2023 09:27

Barcelona njoftoi javën e kaluar largimin e Jordi Albas pas 11 vitesh te skuadra katalanase.

Mbrojtësit të majtë 34-vjeçar i kishte mbetur edhe një vit nga kontrata e tij, por ai kërkoi largimin dhe, sipas gazetës “Marca”, ai është objektivi i dy klubeve, të cilat, për kuriozitet, u përballën në Champions League. Benfica dhe Interi duket se do të kenë përplasje edhe në merkato.

Mësohet se lojtari u kërkoi menaxherëve të tij të mos kërkonin me asnjë klub para largimit. Alba nuk do të luajë në javën e fundit kundër Celtas apo në turneun japonez për t’u përballur me Vissel Koben të Andres Iniestas.

“Marca” shkruan se Benfica, e cila sapo ka humbur Alex Grimaldon, dhe Interi kanë telefonuar tashmë për të mësuar për lojtarin, i cili është i lirë të nënshkruajë për çdo klub./ SuperSport

Top Channel