Hoeness: Kemi disa emra për sulmin, Osimhen është i paarritshëm!

03/06/2023 22:39

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka zgjedhur të flasë së fundmi për merkaton te kampionët e Gjermanisë.

Në një intervistë të dhënë për mediet vendase, Hoeness theksoi se Osimhen duket i paarritshëm, për vetë shifrën që Napoli kërkon për të.

“Kolo Muani? Ai është një lojtar i shkëlqyer. Victor Osimhen është gjithashtu shumë i mirë, por për mua ai është absolutisht i paarritshëm për çmimin që ka. Harry Kane? Jo, por është e qartë që ne po kërkojmë numrin 9”-tha kreu i Bayern.

Top Channel