Haaland paralajmëron Interin: Dua të fitoj Tripletën me City-n

02/06/2023 21:19

Erling Haaland paralajmëron Interin, Sulmuesi norvegjez, që po shkëlqen në sezonin e tij të parë me fanellën e Manchester City-t, ka deklaruar se shpreson që të bëjë ‘tripletë’ trofesh me klubin e tij këtë sezon.

“Tripleta do të ishte fantastike, ndonëse e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Kemi edhe dy finale, ndaj dy skuadrave mjaft të forta, por ne jemi të vetëdijshëm që mund t’ia dalim dhe do të japim maksimumin”, u shpreh Haaland.

Norvegjezi iu bashkua City-t verën e kaluar dhe shënoi 36 gola në Premier League, teksa shifrat e tij janë të ‘frikshme’ edhe në Champions.

“Unë jam këtu për të shënuar dhe përpiqem gjithmonë të dërgoj topin në rrjetë. Në gjysmëfinalet ndaj Realit nuk pata fat, por shpresoj që të shënoj në dy finalet që na presin dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivin”, tha Haaland.

Manchester City do të luajë finalen e FA Cup ndaj Manchester United të shtunën e 3 qershorit dhe një javë më vonë, do të përballet me Interin në Stamboll, në finalen e Champions League./ SuperSport

Top Channel