E mbylli me Vissel Kobe, Andres Iniestën e “tundojnë” në Argjentinë

02/06/2023 22:38

Andrés Iniesta, i cili javën e kaluar njoftoi se nuk do ta vazhdojë te Vissel Kobe, pas pesë vitesh në klubin japonez, mund të transferohet në futbollin argjentinas. Informacioni jepet nga TyC Sports, i cili thekson se Gabriel Milito, trajner i Argentino Juniors, ka kontaktuar mesfushorin 39-vjeçar duke u përpjekur ta bindtë që të transferohet në këtë klub.

Këtë informacion tashmë e ka konfirmuar Cristian Malaspina, president i Argentino Juniors:

“Gaby Milito foli me Iniestën për të parë nëse ai dëshiron të vijë. Ata janë shokë. Kështu ndodhi, nuk ka asgjë konkrete”.

Në rrjetet sociale ka reaguar edhe klubi argjentinas, që ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shfaqen Milito dhe Iniesta: “Ju presim”. Duhet të theksohet se Gabriel Milito dhe Iniesta ndanë dhomën e zhveshjes në Barcelonë midis 2007 dhe 2011, periudhë në të cilën ata fituan 10 tituj, duke përfshirë dy Champions League.

Top Channel