Goce Sedloski nuk është më trajneri i Vllaznisë. Edhe pse shkodranët arritën të fitonin një biletë për Kupat e Europës, duke u renditur në vendin e katërt në kampionatin që sapo u mbyll, kanë qenë të pakënaqur me ecurinë e skuadrës së tyre.

Largimi i Mirel Josës dhe zëvendësimi i tij me teknikun maqedonas Sedloski, nuk solli asnjë lloj ndryshimi, duke mos përmbushur asnjë nga pritshmëritë, edhe pse në frymën e fundit, në ndeshjen ndaj Bylisit në Ballsh, pas fitores 2-1, skuadra shkodrane e Vllaznisë u rendit në vendin e katërt, duke siguruar një mundësi për të marrë pjesë në Conference League e ardhshme.

Gjithsesi duket kjo nuk ka mjaftuar. Ata mësohet se kanë ndërprerë marrëdhënien me trajnerin maqedonas Sedloski dhe tani kanë nisur kërkimet për një trajner të ri. Duke nisur nga dita e sotme, Elvis Plori i emërua drejtor sportiv i klubit Vllaznia, do të jetë në kërkim të një drejtuesi të ri për skuadrën shkodrane.

Top Channel