“Ajo tha PO”/ Mbrëmja magjike e Uzunit mbyllet me një propozim romantik në fushë

28/05/2023 11:41

27 maj 2023 do të mbetet një ditë e paharruar për Myrto Uzunin dhe kjo jo vetëm pas fitores në Granada, por pasi arriti t’i marrë një “Po” partneres së tij me një propozim magjik në fushë.

Pasi u shpall kampion me Granadën në kategorinë e dytë spanjolle, u ngjit në LaLiga si dhe fitoi çmimin “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar vendosi të bënte hapin e madh edhe në jetën private.

Uzuni propozoi për martesë, në fushën e lojës, partneren e tij Uarda Hyseni, duke rrëmbyer totalisht skenën.

“Uarda, do të martohesh me mua?”, ishte fraza që u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës, ndërsa ajo nuk nguroi t’ thoshte ‘PO” e të vendoste unazën.

Top Channel