Shiu ndërpret garën e çiklistëve në Memaliaj, etapa e 4-t 185 km shpallet e pavlefshme

25/05/2023 21:11

Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë, etapa e 4-t Vlorë – Mbrostar – Përmet, 185 km e gjatë, nuk ka mundur të përfundojë.

Stuhia e dendur e shiut, e breshërit, por edhe rrufetë e shumta shkaktojnë ndërprerjen e garës në Memaliaj.

Çiklistët lënë biçikletat dhe gjejnë strehim nëpër makinat e skuadrave dhe të komisarëve dhe stafit shoqërues.

Kryekomisari izraelit vendos më pas ndërprerjen zyrtarisht të garës pas afro 130 km, për shkak të kushteve të skajshme të notit.

Etapa e 4-t shpallet e pavlefshme dhe mbetet në fuqi renditja e etapës së 3-të.

Top Channel