Nis turi i 80-të çiklistik, mbi 100 çiklistë në garë për 900 km në disa qytete

22/05/2023 15:35

Ka startuar Turi i 80-të i Xhiros së Shqipërisë në Çiklizëm.

Gjithçka nisi nga një prezantim i skuadrave në Sheshin Italia në kryeqytet ku morën pjesë drejtuesit e FSHÇ, të Bashkisë Tiranë por edhe presidenti i komitetit olimpik së bashku me ministren e rinisë të cilët së bashku i uruan mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve mbi 100 çiklistë nga rreth 15 skuadra të ndryshme përfaqësuese por edhe klube nga Evropa.

Kapiteni i ekipit shqiptarë siç ishte parashikuar ishte Ylber Sefa i cili pas një polemike me federatën përfundimisht mori pjesë në këtë garë nën ngjyrat kuqezi.

Ndërkohë shqiptarët në këtë garë të rëndësishme për grumbullim pikërisht edhe për olimpiadën e vitit të ardhshëm Paris 2024, përfaqësoheshin nga tre shtete të ndryshme, veç Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësues I shqiptarëve gjendej edhe një shqiptar I Maqedonisë së Veriut I cili merr pjesë në ngjyrat e vendit fqinj.

Kjo etapë e parë që startoi nga Sheshi Italia do të mbërrijë deri në majën e Kërrabës, e më pas Xhiro do të vazhdojë në drejtim të Elbasanit, Vlorës, Përmetit për t’u mbyllur në fund të javës në Fier pas kompletimit të rreth 900 km.

Top Channel