Xabi Alonso: Duam fitoren ndaj Romës, kemi mundësinë të arrijmë në finale

17/05/2023 18:22

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është shprehur në konferencën e dhënë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Romës, takimi i dytë i gjysmëfinaleve të Europa League ndaj Romës, se presin një ndeshje të vështirë.

Me sfidën e parë që u mbyll me fitoren 1-0 të “verdhekuqve”, Alonso tha se kanë mundësinë të arrijnë në finale.

“Ndeshja në Romë ishte shumë e vështirë, nesër presim të njëjtën gjë. Ndjej energjinë dhe humorin e ekipit, do të japim gjithçka deri në sekondën e fundit sepse ne kemi mundësinë të arrijmë në finale. Përvoja e ndeshjes së parë do të na ndihmojë.

Ne kemi nevojë për një ekuilibër mes intensitetit, pasionit dhe mbrojtjes së mirë. Roma është e fortë, por nëse japim gjithçka në stadiumin tonë me tifozët tanë, ne mundemi. Jemi të lumtur që arritëm në gjysmëfinale, por duam më shumë”, tha trajneri.

Top Channel