Një ndeshje shumë e luftuar ishte ajo mes Mallorca dhe Cadiz, e vlefshme për raundin e 34-ët të La Liga.

Mallorca e Vedat Muriqit doli me pikët e plota nga ky takim, megjithatë protagonist në fitoren 1-0 ishte Maffeo.

Në minutën e 16’ ai e dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi në avantazh, por jo vetëm, vulosi edhe fitoren e ekipit të tij.

Në pjesën e dytë nga të dyja anët u tentua që të gjenin rrjetën, por në fund sfida u mbyll me një gol.

Pas javës së 34-ët, Mallorca renditet në vend të 12-të me 44 pikë, teksa Cadiz renditet në vend të 15-të me 35 pikë.

Top Channel