Ndeshja Elbasan-Pogradec nis me tensione, futbollistët sulmojnë arbitrin pas dhënies së penalltisë (Pamje)

26/02/2023 13:33

Ndeshja Elbasan-Pogradec ka nisur me tensione, të cilat kanë agravuar më tej pasi arbitri dha një penallti pesë minuta pas nisjes së lojës.

Futbollistët e Pogradecit të revoltuar janë nisur drejt arbitrit duke e shtyrë, ndërsa më pas ndërhyri stafi i sigurisë. Presioni i ndeshjes dhe frika e kalimit në avantazh të Elbasanit, falë penalltisë që do të realizonte, ka bërë që të ketë përplasje.

Pavarësisht ndërhyrjes së tyre situata është neutralizuar vetëm pas disa minutash. Në tribuna gjithashtu u ndje tensioni i kësaj ndeshjeje të rëndësishme për kategorinë e dytë të grupit B.

Tifozët kanë ndezur flakadanë, ndërsa në fushën e gjelbër vijonte debati midis dy skuadrave.

Pavarësisht situatës gjatë ndeshjes, e cila u mbyll barazim 1 me 1, tensionet nuk mbetën në stadium. Gjatë momentit që ekipi i Pogradecit po largohej, është sulmuar.

Në foto shihet se si xhami është thyer nga objekti që ka goditur xhamin e autobusit. Ende nuk dihet autori, por situata ka vijuar e tensionuar edhe më pas.

 

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA