Situatë e tensionuar në protestë, efektivët Shqiponja mbërrijnë në Bulevard pas hedhjes së molotovëve
21/10/2026 18:34
Situata paraqitet e tensionuar gjatë protestës në Bulevard, ku në zonë kanë mbërritur edhe efektivë të forcave speciale të policisë “Shqiponja”.
Prania e forcave të policisë vjen në një moment tensioni gjatë tubimit, ndërsa situata në terren po ndiqet nga autoritetet.
Pas një dite të gjatë në qetësi, duket se kanë nisur tensionet e para përpara Kryeministrisë.
Në drejtim të godinës është hedhur një kapsollë dhe më pas nisën molotovët, ndërsa protestuesit vendosën të djegin një karrige.
Top Channel