Megi dhe Jurgen në kërcimin e parë të gjysmëfinales erdhën me një Cha Cha të fuqishme dhe plot energji.

Kledi: Kam parë një zhvillim shumë të përkushtueshëm. Më pëlqeu dhe motivi i popit, kishte shumë energji, fuqi. Nuk më pëlqyen shumë ato uljet përballë, shumë të sforcuara. Uleshe dhe ngriheshe, këmbët duhet të jenë më kompakte.

Dalina: Trupi yt ka ndryshuar shumë, të është forcuar shumë, kështu që vazhdoje të lutem, pavarësisht dashurisë tënde për ushqimin.

“Nuk je më si xhelatinë”, e komplimentoi Valbona.

Megi: Falë jush nuk do ti kisha hequr kurrë kilet e mija të tepërta.

Njësoj si Salsano, Megi vlerësohet me nga 9 pikë secili anëtar jurie, me gjithsej 36 pikë.

Pas 12 javëve intensive, tashmë në gjysmëfinale janë gjashtë çifte, të cilët do të performojnë nga dy kërcime të zhanreve të ndryshme. Këtë mbrëmje do të ketë eliminim të dyfishtë, ku dy çifte do të largohen duke humbur edhe mundësinë për të marrë çmimin e madh.

Për të qenë pjesë e finales së madhe të Dancing With The Stars garojnë Megi dhe Jurgen, Elhaida dhe Lediani, Isli dhe Ledia, Sara dhe Luixhino, Arditi dhe Jora, Salsano dhe Lori.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA