Formula 1/ ‘Çmimi i Madh i Kinës’ anulohet për shkak të Covid

02/12/2022 15:49

Çmimi i Madh i Kinës është anuluar për të katërtin vit radhazi, si pasojë e msave të rrepta për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Formula 1 tha se ngjarja e Shangait, e planifikuar për 16 Prill 2023, nuk do të ndodhte për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga situata COVID-19 .

“Formula 1 mund të konfirmojë, pas dialogut me promotorin dhe autoritetet përkatëse, se Çmimi i Madh i Kinës 2023 nuk do të zhvillohet për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga situata e COVID-19”, tha në një deklaratë Formula 1.

Sporti tani po përballet me raundin e zhdukur në Kinë , i vendosur midis garave në Melburn më 2 prill dhe Azerbajxhan më 30 prill, ndërsa drejtuesit e F1 po interesohen për vendin ku do të realizohet raundi i anulluar.

Hera e fundit që gara u zhvillua ishte në vitin 2019, kur u fitua nga Leëis Hamilton në rrugën e tij drejt titullit të tij të gjashtë botëror.

Anulimi i tij vjen si një goditje për Guanyu Zhou, pilotin e parë dhe të vetëm të F1 në Kinë, i cili bëri debutimin e tij për Alfa Romeo këtë sezon dhe nuk ka përjetuar ende një garë në shtëpi.

Zyrtarët kombëtarë të shëndetësisë thanë në fillim të javës se Kina do t’i përgjigjet shqetësimeve urgjente të ngritura dhe se rregullat e COVID duhet të zbatohen në mënyrë më fleksibël, sipas ashpërsisë së shpërthimeve në çdo rajon.

Top Channel