Ujërat termale të Bënjës në Përmet përveçse pikënisja drejt aventurave në thellësi të kanionit të Langaricës ju shërbyen këtë sezon edhe vizitorëve nga Shqipëria që i frekuentojnë vaskat natyrore për efekte kurative.

Megjithëse kostot “turistike” të jetesës në një destinacion si Përmeti personat që vizitojnë çdo ditë ujërat termale për probleme të reumatizmës, shqetësimeve të aparatit tretës apo lëkurës janë të krahasueshëm në shifra me turistët e aventurës.

“Po udhëtojmë spontanisht nëpër Shqipëri.Ishim për rafting në Përmet pastaj mësuam për këtë vend dhe për kanionet. Ja ku erdhëm dhe ka qenë një zgjedhje shumë e mirë.”- u shprehën vizitorët.

Edhe banorët e fshatrave përreth Bënjës zbresin në lumë për të tregëtuar produktet e fshatit dhe erëzat e lartësisë së maleve. Të ardhurat prej shitjes së mjaltit, bimëve medicinale, perimeve e bulmetit sigurojnë jetesën për më shumë se 20 familje të vetëpunësuara.

Megjithë përpjekjet vetë rregulluese të banorëve vendas turizmi terapeutik është ende në hapat e parë në Përmet. Tërheqja e klientëve të këtij lloji të turizmit është ende e vështirë sipas ekspertëve pasi mungon infrasktruktura e nevojshme dhe mundësitë për të marrë shërbime të larmishme në një kohëzgjatje nga një deri në disa javë.

E ndërsa modele të ngjashme, të suksesshme në rajon dhe vendet fqinjë karakterizohen nga sezonaliteti në Bënjë temperatura e ujërave variojnë nga 26-32ºC dhe potenciali mbetet gjithëvjetor.

Në Bënjë në hyrje të kanionit të Langaricës gjenden të paktën katër burime sulfurore me efekte të larta kurative. Mes viteve 1964-1975 vaskat sulfurore shfrytëzoheshin nga shteti por më pas shfrytëzimi i tyre ka qenë kaotik dhe spontan çka për më tepër nuk i ka shërbyer mbrojtjes së duhur të këtij aseti natyror.

Top Channel