Live/ Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri
Një turist amerikan ka humbur në zonën malore të Përmetit ndërsa janë dashur 10 orë kërkime për lokalizimin dhe gjetjen e tij.
Turisti ndërsa ishte duke eksploruar masivet pyjore në Përmet ka humbur orientimin. Pas sinjalizimit në lëvizje janë vendosur strukturat lokale dhe emergjencës.
Kërkimet për gjetjen e tij janë zhvilluar në një zonë malore, me pyje të dendur dhe reliev të thepisur. Pas gati 10 orë kërkimesh është bërë e mundur lokalizimi i turistit në afërsi të fshatit Draçove.
Kanë qenë specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të cilët kanë gjetur turistin amerikan që është në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel