Pjesë e Spanjës më të fortë në histori, mesfushori i shquar i jep fund karrierës në moshën 41-vjeçare
Ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026 mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut ka prodhuar një moment që po bën xhiron e rrjetit, me protagonist arbitrin brazilian Wilton Sampaio.
Në minutën e 84-t, pas një rishikimi në VAR për ndërhyrjen e Zwane, Sampaio u përpoq të shpjegonte vendimin e tij në anglisht për lojtarët dhe tifozët e pranishëm në stadiumin “Azteca”, por hasi vështirësi gjatë komunikimit. Arbitrin e tradhtuan fjalët dhe njoftimi i tij u bë i vështirë për t’u kuptuar, duke shkaktuar konfuzion te futbollistët në fushë.
Pamjet e lojtarëve të Afrikës së Jugut, mes tyre edhe Mudau, që e shikojnë të habitur gjyqtarin janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Vetëm pasi Sampaio nxori kartonin e kuq, futbollistët kuptuan vendimin përfundimtar.
Kartoni i kuq për Zwane ishte i dyti për Afrikën e Jugut, pasi më herët ishte ndëshkuar edhe Sithole. Në minutat e fundit me të kuq u largua edhe Montes për Meksikën. =Në total, sfida regjistroi tre kartonë të kuq, një rekord për një ndeshje hapëse të Kupës së Botës.
Here you go 😂 pic.twitter.com/nzi8Zs2oaK https://t.co/hicOv6oPE8
— King Phelz 🇵🇹 (@KingPhelz) June 11, 2026
Top Channel