![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/marco-van-basten-ac-mailand-milan-1989-1603980094-50209_sd-800x450.jpg)
04/02 21:49
Ballkani luan ndeshjen e kthimit në kuadër të turit të parë të Champions League teksa pret në shtëpi Zlagiris.
Ndeshja e parë në transfertën lituaneze u mbyll me shifrat 1-1 dhe në këtë formë ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka shanse të mira për të prekur raundin e dytë.
Tekniku kryeqytetas që fitoi titullin me Ballkanin ka vendosur edhe për formacionin titullar teksa e nis në sulm me dyshen Berisha e Krasniqi ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe Gripshi e Korenica. Sakaq, në mbrojtje është vendosur treshja Thaqi, Dellova dhe Jashanica.
Top Channel