Finalja shqiptare e Conference/ Do jenë mbi 35 mijë tifozë, por kërkesat janë më shumë

25/04/2022 20:07

Tirana më 25 maj do jetë një ndër tre kryeqytetet europian futbollistike. Do të luhet finalja e kompeticionit më të ri të UEFAS-s Conference League.

35 mijë tifozë ka përllogaritur qeveria e futbollist europian do të jenë në Tiranë gjatë asaj jave dhe ditën e ndeshjes duke kthyer të gjithë vëmendjen e kontinentit të vjetër tek kryeqytetit shqiptar.

“Do të ketë reduktim të kapacitetit me 1000 tifozëve, për arsye se do të krijohen hapësira në sektorin aktual të tifozerisë mike për 4 studio televizive të medieve ndërkombëtare gjithashtu do të ketë një shtim të kapacitetit të tribunës së medies nga 75 në 300 që do të reduktojë rreth 400 postacione në tribunën qendrore”, thotë Andi Vercani, drejtor i marrëdhënieve me publikun në FSHF.

Ndërkohë duke qenë se nuk dot ë ketë sektor të tifozerisë mike si do të ndahen dy tifozeritë e skaudrave finalsite.

Nga krahu verior i stadiumit do të qëndrojë tifozeria e Feynord ose e Marseille, ndërkohë që në krahun jugor është parashikuar që të qëndrojë tifozeria e Romës ose Leisterit, të dyja tifozeritë do të kenë një kapacitet prej 4500 vendesh”, shprehet Vercani.

Edhe pse ende nuk kanë dalë ende në shitje ka një interesim të jashtëzakonshëm për të qenë të pranishëm në stadium më 25 maj për këtë finale dhe kapaciteti i stadiumit nuk i plotëson dot kërkesat.
Për këtë arsye UEFA ka vendosur që të bëj dy pika grumbullimi tifozësh, te pedonalja do të jenë tifozët e Feynordit oseMarseille-s dhe tek Diga e Liqenit do të jenë të grumbulluar tifozët e Leisterit ose Romës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA