Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri e mjaft të rrallë diamanti i cili ndërron ngjyrë.
Ata e kanë quajtur “diamanti kameleon”, i cili në vend që ta ndryshojë ngjyrën në kushte të nxehti apo në errësirë, e bën këtë gjë në temperatura të ulëta, thonë mediet amerikane.
Zbulimi u bë fare rastësisht nga Stephanie Persaudnga Instituti amerikan në Calrsbad të Kalifornisë, e cila, teksa bënte seleksionimin e gurëve për disa klientë vuri re ndryshimin që i ndodhte diamantit në fjalë. Guri i çmuar nga gri, nisi të bëhej i verdhë. Një veti e tillë është tmerrësisht e rrallë dhe ia shton vlerën këtij diamanti.
Ekspertët besojnë se ai tani do të shitet shumë më shtrenjtë.
Ndryshimi i ngjyrës megjithatë nuk është shumë i dukshëm në kushtet e një të ftohti normal. Që të vihet re sa më mirë dhe kontrasti të jetë i plotë, ai duhet të qëndrojë në temperaturat e azotit të lëngshëm, apo minus 196 gradë celsius.
Top Channel