Japonia po përgatitet të nisë sondën MMX drejt hënave të Marsit, në një mision që mund të zbulojë origjinën e Sistemit Diellor.

Sonda do të ulet në Phobos dhe do të mbledhë mostra nga sipërfaqja e tij. Kapsula pritet të rikthehet në Tokë rreth vitit 2031, ndërsa Japonia garon me Kinën për sjelljen e materialeve të para nga Marsi.

TXT Japonia synon të zbulojë sekretet e lindjes së Sistemit Diellor përmes një misioni në hënat e Marsit. Sonda MMX pritet të niset në muajt e ardhshëm nga Qendra Hapësinore Tanegashima dhe të qëndrojë rreth tre vjet në orbitën e Planetit të Kuq. Objektivi kryesor është ulja në Phobos dhe grumbullimi i të paktën 10 gramëve material nga sipërfaqja e tij. Roboti franko-gjerman IDEFIX do të kryejë vëzhgime, ndërsa sonda do të studiojë nga distanca edhe hënën tjetër, Deimos.

Kapsula me mostrat pritet të rikthehet në Tokë, në Australi, rreth vitit 2031. Shkencëtarët kërkojnë të përcaktojnë nëse dy hënat u formuan pas përplasjes së Marsit me një trup qiellor, apo janë asteroide të kapura nga graviteti i tij. Mostrat mund të tregojnë gjithashtu se si uji dhe përbërjet organike mbërritën te planetët shkëmborë, duke krijuar kushtet për lindjen e jetës. Japonia garon me Kinën, e cila synon të sjellë mostra nga vetë Marsi po rreth vitit 2031.

Top Channel