Zjarret që po ndodhin për shkak të temperaturave të larta në vendin tonë dhe në të gjithë Europën nuk shkaktojnë vetëm dëme materiale, por rrezikojnë edhe shëndetin e njerëzve.
Tymi i zjarreve që përhapet përmban një përzierje ndotësish toksikë.
Ndotja e ajrit për shkak të zjarreve është edhe alarmi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi tymi dhe toksinat që çlirohen në ajër përhapen me mijëra kilometra larg vatrës së zjarrit, duke dëmtuar cilësinë e ajrit edhe në zona urbane apo qytete me numër të lartë banorësh.
Rreziku bëhet edhe më i madh në varësi të materialeve që digjen, pasi zjarret shpesh përfshijnë plastikë, bojëra, pajisje elektronike e të tjera, të cilat çlirojnë kimikate në ajër.
Më të ndjeshëm janë personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, të sëmurët kronikë me probleme kardiake, fëmijët e vegjël. Por simptoma shfaq edhe një person i shëndetshëm.
Lëndët toksike në ajër vazhdojnë të shpërndahen në ajër edhe pasi të jenë shuar zjarret dhe, po kështu, pasojat në shëndet shfaqen më vonë në popullatë, duke rritur sëmundshmërinë.
Top Channel