Të gjithë këta djem janë në pritje të berberes së tyre. 22 vjeçarja nga Peshkopia, është berberja e parë shqiptare.
“Unë jam Liljana Kurti, jam 22 vjeçe dhe jam një vajzë berbere. Para dy vitesh mu ofruar një punë e tillë dhe pranova menjëherë pasi më pëlqen. Si e priten familjarët e tu kur u the që unë do të punoj ne një berberhane? U çuditën edhe pastaj e pranuan. Çfarë reagimi bëjnë djemtë kur shohin një vajzë në sallon? Uaaa, kjo do të më qethë mua?! Vërtetë një gocë këtu?! Si është të punosh në një ambient vetëm me meshkuj? Është e çuditshme, por që ambientohesh pasi të kthehet në rutinë. Ndjehesh e përkëdhelur, apo ndjehesh e ngacmuar? Jam e përkëdhelur, duke qenë se jam e vetmja vajzë këtu më trajtojnë mirë. Çunat janë shumë më të sjellshëm dhe është shumë e lehtë të punosh me meshkujt. Po ngacmime ke? Do të ketë edhe ngacmime të vogla, por duke qenë se punoj në një vend me klientelë të zgjedhur nuk janë uuauaa. Bakshishe të lënë? Po djemtë janë shumë falënderues, dhe ma shpërblejnë punën. Më shumë paga apo bakshishe? Aty,aty”, tha vajza.
“Përse vendose që Lili të jetë pjesë e stafit tënd? Doja të sillja diçka ndryshe, dhe vajza ishte e duhura. Plus që prezenca e një femre këtu në sallon rriti seriozitetin. Çfarë këshille i kë dhënë Lilit në ditë e parë të punës? Të mos dëgjojë fjalët e djemve, pasi nuk e dija nëse djemtë shqiptarë ishin gati të prisnin një vajzë në sallon”, tha Seni.
Që të mos biesh pre e ngacmimeve seksuale Liljana thotë se në sallon duhet të mbash qëndrim serioz dhe të mos flasësh shumë me djemtë. Në fillimet e saj Liljana u paragjykua si vajza që nuk dinte të stilonte flokët e meshkujve, ndërsa sot që në orët e para të mëngjesit, djemtë mbajnë radhë për tu qethur tek berbere Liljana.
Top Channel