“Kylian do të jetë kapiteni im”, Zidane flet për Mbappé, Benzeman dhe Topin e Artë
Roberto Mancini ka bërë publike listën e parë të tij pas rikthimit në stolin e kombëtares italiane. Trajneri që udhëhoqi “Azzurrët” drejt triumfit në Euro 2020 ka grumbulluar 34 lojtarë për katër ndeshjet e para të Nations League, në një program të ngjeshur me katër takime brenda vetëm 11 ditësh.
Në listë spikasin 9 lojtarë që marrin për herë të parë një ftesë në kombëtaren e madhe: portieri Massimo Pessina, mbrojtësit Daniele Ghilardi, Michael Kayode dhe Eddy Kouadio, mesfushorët Alessandro Romano dhe Issa Doumbia, si dhe sulmuesit Sebastiano Esposito, Antonio Vergara dhe Mohamed Alì Zoma.
Mancini ka vendosur gjithashtu të rikthejë disa emra të njohur. Nicolò Fagioli dhe Nicolò Zaniolo rikthehen në kombëtare pas mungesës që prej tetorit 2024, ndërsa Rolando Mandragora rikthehet pas më shumë se pesë vitesh, pasi grumbullimi i fundit i tij kishte ardhur në mars 2021.
Mes të grumbulluarve janë edhe emrat kryesorë të Italisë, me Gianluigi Donnarummën, Alessandro Bastonin, Riccardo Calafiorin, Giovanni Di Lorenzon, Federico Dimarcon, Nicolò Barellën, Sandro Tonalin, Davide Frattesin, Moise Kean dhe Gianluca Scamaccan.
Lista e Mancinit përfshin gjithashtu Daniel Maldinin, duke vijuar kështu edhe historia e mbiemrit Maldini në kombëtaren italiane.

Italia do ta nisë aventurën e re në Nations League më 25 shtator, kur në “Olimpico” të Romës do të presë Belgjikën. Tre ditë më pas do të luajë në transfertë ndaj Turqisë, më 2 tetor përballet me Francën në Saint-Denis, ndërsa më 5 tetor pret sërish Turqinë, këtë herë në Bolonjë.
Bëhet fjalë për një kalendar të ngjeshur që e ka shtyrë Mancinin të zgjedhë një grup të gjerë prej 34 futbollistësh, me një kombinim mes eksperiencës dhe emrave të rinj që synojnë të bëhen pjesë e ciklit të ri të “Azzurrëve”.
Top Channel