Aktiviteti i Messit në Indi shndërrohet në një mashtrim, policia nis hetimet dhe arreston organizatorin
Dy ndeshje dhe po kaq humbje për Arsenalin në këtë rikthim të futbollit në Angli pas ndërprerjes për shkak të COVID-19. “Topçinjtë” dështuan të merrnin pikë në fushën e Brigthonit, me vendasit që siguruan një fitore (2-1) shumë të rëndësishme për mbijetesë në frymën e fundit.
Londinezët, në fakt, udhëtonin me plot 7 mungesa për këtë transfertë, ku spikatnin Granit Xhaka, Sokratis, Soares e Mari të dëmtuar, apo David Luiz i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në humbjen 3-0 përballë Manchester City-t pas ditë më parë.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar në rezultat, takimi u zhbllokua nga Pepe i Arsenalit në minutën e 68-të, por miqtë nga Londra nuk patën kthjelltësinë për ta mbajtur gjatë epërsinë. Në minutën e 75-të Dunk barazoi shifrat, ndërsa në minutën e pestë shtesë, Neal Maupay, i shërbyer nga Connolly, shënoi një gol me shumë peshë për Brightonin, që në fund të kampionatit mund të rezultojë vendimtar për mbijetesën.
Arsenali mbetet në kuotën e 40 pikëve, shumë larg Manchester United (46 pikë), që mban pozicionin e fundit (4) që u jep mundësi skuadrave angleze për të luajtur në Champions.
Nga ana tjetër Brightoni i largohet zonës së ftohtë, por ende mbetet i rrezikuar për të rënë një kategori më poshtë.
Top Channel