Fenerbahçe e nisi aventurën në Fazën e Ligës së Champions League me barazimin ndaj Romës 1-1 në sfidën e zhvilluar në Stamboll. Ishte ky një rezultat që i kushtoi trajnerit të skuadrës turke, Ismail Kartal që menjëherë pas përfundimit të sfidës dha dorëheqjen nga posti i tij.

Trajneri i skuadrës turke e deklaroi largimin nga posti i tij në një konferencën për shtyp duke theksuar se dorëheqja e tij është e parevokueshme

‘Këtë mbrëmje dhashë dorëheqjen nga posti im-deklaroi Kartal-e mora këtë vendim që t’i lë rrugë të lirë klubit. E jap dorëheqjen me synimin për të mos u kthyer më’.

Trajneri i Fenerbahçes bëri edhe një analizë të ndeshjes me Romën të cilën e vlerësoi

‘Roma është një skuadër shumë e mirë-shtoi Kartal-Ishim përgatitur mirë ndaj një skuadre shumë të mirë. I dinim dobësitë e tyre. Ndeshje të tilla janë për strategjinë dhe është e rëndësishme që t’ua kujtoj të gjithëve këtë. Futbollistët e mi ndoqën çdo direktivë. Ishim ne që humbën rastin për të fituar. I komplimentoj lojtarët për përmbushjen e detyrave. Gjithashtu falenderoj dhe tifozët për dashurinë që na treguan’.

Top Channel