Arda Güler dhe Reali i Madridit po bëhen gati të nënshkruajnë një kontratë të re mes tyre. Sipas të përditshmes spanjolle AS, futbollisti turk që nga 2023 kur u transferua në Madrid, është rritur vazhdimisht si futbollist gjë që e ka treguar edhe në muajt e fundit.

Dhe për këtë arsye, gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi merenges synon ta shpërblejë lojtarin duke i rinovuar kontratën.

Ideja është që Arda Güler të nënshkruajë një kontratë me Los Blancos deri në vitin 2031, të shoqëruar edhe më një rritje të pagës së futbollistit. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe kontrata e re do të ketë efektin që nga fillimi i sezonit aktual.

Arda Güler u transferua nga Fenerbahçe te Reali i Madridit në 2023 kur ishte 18 vjeç duke nënshkruar me madrilenët një kontratë deri në 2029 dhe Reali i Madridit me këtë lëvizje tregon se nuk ka asnjë dyshim dhe pranon peshën e Güler brenda skuadrës. Vetë Jose Mourinho sheh te mesfushori ofensiv, tipin e lojtarit që mund të bëjë diferencën pranë portës kundërshtare dhe këtë ua ka transmetuar drejtuesve të klubit.

Top Channel