Botërori 2030, finalja do të luhet në Marok? Stadiumi do të ketë 115 mijë vende
Tension dhe momente kaotike gjatë procesit gjyqësor për grabitjen në shtëpinë e portierit italian Gianluigi Donnarumma.
Ilyas Kherbouch, personi i dyshuar si një prej organizatorëve kryesorë të grabitjes, është përplasur verbalisht me efektivët e policisë gjatë seancës. Situata nisi kur policët i kërkuan njërit prej vëllezërve të të pandehurit, i cili ndodhej në sallën e gjyqit, të mos komunikonte me të. Kërkesa shkaktoi një debat dhe një prej efektivëve i kërkoi vëllait të largohej nga salla.
Në atë moment, Kherbouch reagoi ashpër ndaj policëve, duke i fyer dhe kërcënuar. Situata u përshkallëzua më tej dhe në sallën e gjyqit hynë 11 efektivë policie për të larguar një prej vëllezërve të të pandehurit. Por edhe pas ndërhyrjes së tyre, Kherbouch vijoi me ofendimet dhe kërcënimet, duke sfiduar efektivët dhe duke u thënë se nuk kishte frikë prej tyre, edhe nëse do të ishin me mijëra.
Në fund, ai i kërkoi vëllait të largohej nga salla, ndërsa vazhdoi përplasjen verbale me policët. Ngjarja ka shtuar tensionin në një proces që lidhet me grabitjen e banesës së Donnarummës, ku portieri dhe partnerja e tij u përballën me një situatë të rëndë gjatë grabitjes.
Top Channel