Allegri pas humbjes së Napolit: Nuk kam asgjë për çfarë të qortoj lojtarët, duhet të mbajmë këtë shpirt gare
Vijnë lajme të mira dhe inkurajuese në lidhje me gjendjen e futbollistit të Borussia Dortmund, Konstantinos Karetsas, që u detyrua të dalë nga fusha e lojës në minutën e 27 në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Villarreal pas një kolapsi.
Kur kanë kaluar 2 ditë nga ky episod që mbajti në ankth tifozët verdhezinj, Drejtori Sportiv i skuadrës gjermane, Nils Book i qetësoi të gjithë në lidhje me gjendjen e futbollistit.
‘Është mirë, duke marrë në konsideratë rrethanat-tha Book duke saktësuar se po vijojnë ekzaminimet mjekësore dhe për këtë arsye ende nuk mund të përcaktohet se kur do të kthehet në fushën e lojës 18 vjeçari. Por duket se një gjë është e sigurt, nuk përsëritet rasti Eriksen.
‘Për momentin duket se nuk bëhet fjalë për një situatë si ajo e Eriksen-shpjegoi Book-deri tani jemi shumë optimistë’.
Top Channel